Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Vushtrri, 23 qershor 2021
Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në vazhdën e angazhimeve për realizimin e urdhëresave, në orët e paradites së sotme kanë realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore Mitrovicë dega në Vushtrri, për arrestimin e personit që ishte në kërkim me urdhër arrest.
Realizimi i urdhëresës është bërë pas një pune operative-hetimore dhe sigurimit të informacioneve mbi vendndodhjen e personit të kërkuar, si rezultat i informacioneve njësitet policore në orët e mëngjesit të sotëm në fshatin Lum i Madhë -Vushtrrisë, kanë arrestuar të dyshuarin R. A.,34 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje