Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Mitrovicën e Jugut

Mitrovicë e Jugut, 27 shkurt 2026

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në Mitrovicën e Jugut, njësitet policore, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhëresë të gjykatës kompetente.
Arrestimi është realizuar pas veprimeve operative për lokalizimin dhe kapjen e të kërkuarit.
Pas përfundimit të procedurave ligjore, personi i arrestuar është dërguar në Qendrën e Paraburgimit për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, për veprën penale “Blerje, posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.
Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të institucioneve të drejtësisë dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje