Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policët nga stacioni policor në Ferizaj , sot në orët e hershme të mëngjesit , në ora 01:10, në rrugën ‘’12 Qershori’’ në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të automjetit dhe verifikimit të personave, është ndalur një person me inicialet G.H (M/K), 25 vjeçar, i cili ishte në kërkim.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Sulmi’’, me dënim burgimi prej dhjetë (10) ditëve, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje