Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orët 11:30 në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj, ka arrestuar një person me inicialet S.I (M/K) i moshës 40 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ me dënim burgimi prej shtatëdhjetë e pesë ( 75) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje