Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:00 pasi kanë pranuar një informacion, në Kaçanik kanë arrestuar personin me inicialet I.M (M/K), i moshës 48 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Dhunë në familje ’’ me dënim burgimi prej njëqindenjëzet (120) ditëve.
I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje