Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 06:00 në Kaçanik, kanë arrestuar në shtëpinë e tij personin me inicialet S.M (M/K), i moshës 35 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, me dënim burgimi prej një (1) viti, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që, ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje