Më datë 16 maj 2025, rreth orës 06:10, në fshatin Semaj të Kaçanikut, policia e stacionit në Kaçanik ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata.
I arrestuari, A.I. (54 vjeç), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, për të cilën ishte dënuar me tre (3) vite e gjashtë (6) muaj burgim.
Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit.