Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Me datën 16 maj 2025, rreth orës 09:15, në fshatin Bob të Kaçanikut, Policia e stacionit në Kaçanik ka lokalizuar dhe ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata.
I arrestuari, A.Ç. (23 vjeç), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ”, për të cilën ishte dënuar me gjashtë (6) muaj burgim.
Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-10
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
52
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
16
Ne Mbajtje