Më datë 28 maj 2025, rreth orës 18:30, në fshatin Mollopolc të Shtimes, policia e rajonit të Ferizajt ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata.
I arrestuari, A.M. (31 vjeç), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje ”, për të cilën ishte dënuar me një (1) vit burgim.
Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit.