Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge”

Rahovec, 30 prill 2024
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 30.04.2025, Njësiti i Ndërlidhjes me Gjykatën në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve pranë Stacionit Policor në Rahovec, kanë realizuar arrestimin e personit A. H. (mashkull i moshës madhore), në vendbanimin e tij në fshatin Ratkoc-Rahovec.
Personi i arrestuar ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge”. I njëjti ishte dënuar me një (1) vit burgim dhe sot është dërguar në vuajtje të dënimit.
Ky operacion është rezultat i punës së përkushtuar dhe bashkëpunimit efikas ndërmjet njësive relevante policore dhe gjykatës, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e Policisë së Kosovës në luftimin e veprave penale dhe zbatimin e urdhër-arresteve gjyqësore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje