Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar për ‘Vrasje në tentativë’ në Prishtinë

Prishtinë, 07 qershor 2026 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.
Në kuadër të këtyre angazhimeve, njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë realizuar arrestimin e personit:
L.K., mashkull, 29 vjeç, i dënuar me 3 (tre) vite burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Njësitet kompetente policore kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore lidhur me personin e arrestuar.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje