Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person me urdhërarrest aktiv dhe i konfiskohet një armë zjarri

Ferizaj, 23.05.2026
Më datën 22.05.2026, rreth orës 23:25, patrulla e Njësisë Rajonale te Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë realizimit të një pike kontrolli në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndaluar për kontroll një veturë të tipit Opel Meriva me targa vendore.
Gjatë verifikimit të pasagjerit, personi me inicialet L.T.(25 vjeç), kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ndërsa posedonte me vete një armë zjarri-pistoletë me pesë fishekë.
Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë reaguese.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit.
Me vendim të prokurorit të shtetit, inciohet rast për armëmbatje pa leje, ndërsa i dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit, burgim prej 20 ditësh, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje