Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një përson në Gjakovë me urdhërarrest ndërkombëtar

Më datë 9 shkurt 2025,Stacioni Policor në Gjakovë përkatësisht Njësia Patrulluese, ka arrestuar një person në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Republika e Shqipërisë.
Personi i dyshuar, N.C., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i moshës 30 vjeç, ishte në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me pesë (5) vite burgim nga autoritetet e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë për veprën penale “Vjedhje me pasoja të rënda”.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 (dyzet e tetë) orë, me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtejme ligjore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje