Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “kanosje” ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare

Prishtinë, më 06 qershor 2021
Me datë 05.06.2021, në kuadër të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore nga njësiti policor për reagim të shpejtë i Policisë së Kosovës (NJRSH) në rajonin e Prizrenit me operatorët në detyrë është kërkuar që të shkojnë për ofrimin e asistencës stacionit policor në Prizren dhe Inspektoratit sanitar në funksion të implementimit të detyrave të tyre ligjore.
Rreth orës 22:40, Policia e Kosovës me njësitet relevante së bashku me Inspektoratin sanitar (AUV) gjatë kontrollit të një lokali ( kafiterie) në Prizren, në funksion të implementimit të masave sipas ligjit anti-Covid 19, një person mashkull dyshohet se ka kanosur verbalisht njërin nga zyrtarët policor në detyrë.
Personi i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, janë informuar hetimet rajonale si dhe është kontaktuar prokurori kujdestar dhe autoritetet tjera.
Në konsultim me prokurorin kompetent rasti është iniciuar për procedura të mëtejme ligjore dhe ndërmarrje të veprimeve të mëtejme hetimore nga autoritetet kompetente.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje