Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person nën dyshimin për vepra penale “Shmangie nga Tatimi” dhe “Dokumentet e rrejshme lidhur me Tatimin”

Prishtinë, më 03 qershor 2021
Në vazhdën e hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë kompetente, sot me datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me ATK-në, ka arrestuar një person të dyshuar mashkull (viti i lindjes 1967), pronar i një firme.
I njëjti dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive.
Ndaj personit të dyshuar prokurori kompetent ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orëve për procedura të mëtejme.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje