Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje dhe kanosje në Kaçanik

Me datën 07.05.2023, rreth 14:43 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Vatë të Kaçanikut është një rast i kanosjes.
Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në fshatin Vatë dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.N (M/K) i moshës 54 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur me armë personin tjetër mashkull, kosovar i moshës 47 vjeçar, ndërsa më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit ( pistoletë) me 12 fishekë dhe një thikë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje