Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve në Ferizaj

Policët e stacionit në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:20 në rrugën ‘’Hamzë Jashari ’’ në Ferizaj, derisa ishin në pikë kontrolli kanë ndaluar një automjet BMW me targa vendore.
Gjatë legjitimimit të shoferit dhe kontrollimit të automjetit, policia ka gjetur një karikator me një fishek, sasi të substancës narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.
Ndërsa nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është bastisur banesa e të dyshuarit, ku janë gjetur dy armë zjarri ( pistoleta) dhe një fishek.
I dyshuari G.H ( M/K) i moshës 26 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe ‘’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’ .
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje