Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe për kanosje në Ferizaj

Me datën 22.12.2022, në ora 01:30 ankuesi R.S (M/K) i moshës 64 vjeçar nga fshati Nerodime e Ferizajt ka raportuar në stacionin e policisë në Ferizaj se personi A.S (M/K) i moshës 37 vjeçar i kishte dëmtuar (thyer) xhamin e shtëpisë së tij.
Ndërsa, sot rreth orës 11:30 i njëjti ankues ka raportuar se me datën 04.01.2023, personi i njëjtë A.S kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe e kishte kanosur.
Në lidhje me këtë policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar personin A.S, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe kanosje’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje