Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për dhunë në familje dhe kanosje në Ferizaj

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 14:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Balaj të Ferizajt është një rast i dhunës në familje dhe kanosjes.
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka intervistuar viktimën me inicialet B.T (F/K) e moshës 24 vjeçare dhe një dëshmitar. Viktima ka deklaruar se, shkak i një mosmarrëveshje ishte kanosur nga bashkëshorti i saj me inicialet L.T ( M/K) i moshës 30 vjeçar, të cilën policia më pas rreth orës 23:00 e ka arrestuar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Dhunë në familje dhe Kanosje’’.
Ferizaj: uhapšen zbog nasilja u porodici i pretnji
Policijska stanica – Regionalne direkcije policije u Ferizaj, juče oko 14:30 časova, dobila je informaciju za slučaj slučaj nasilja u porodici i pretnji u selo Balaj.
Policija je preduzela potrebne radnje i odmah izašla na lice mesta, saslušala oštećenu inicijala B.T. (Ž/K) staru 24 godine i svedoka. Oštećena je navela da joj je, zbog svađe, pretio suprug inicijala L.T. (M/K) star 30 godina, kojeg je policija potom uhapsila oko 23.00 časa.
Osumnjičeni je sproveden u policijsku stanicu i nakon obavljenog razgovora, odlukom tužioca Osnovnog Tužilaštva u Ferizaj, mu je određeno zadržavanje do 48 sati radi daljeg istražnog postupka, dok je predmet klasifikovan kao „Nasilje u porodici i pretnja“.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje