Njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë arrestuar një person të dyshuar për falsifikim parash.
Personi i dyshuar u arrestua vetëm pak minuta pasi kemi pranuar informatën se i njëjti ka tentuar të kryente një pagesë me para të falsifikuara.
Në momentin e arrestimit personi i dyshuar ishte në një taksi (pasagjer), ku dhe ka tentuar të fshehë paratë e falsifikuara ( rreth 3000 euro që ishin kartmonedha 200 prej eurosh), të cilat janë gjetë dhe sekuestruar nga ana e policisë.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth rastit ndërkohë që personii dyshuar është dërguar në mbajtje.