Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për gjuajtje me armë zjarri në Kaçanik

Sot, rreth orës 04:00 të mëngjesit, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Strazhë të Kaçanikut ka gjuajtje me armë zjarri.
Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në drejtim të fshatit Strazhë dhe aty ka ndaluar disa persona për kontroll, ndërsa ke i dyshuari me inicialet B.M (M/K) i moshës 33 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka konfiskuar një armë zjarri( pistoletë) me një karikator, pa fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje