Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për kanosje

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje me datën 01.12.2021 rreth orës 14:24 ka pranuar një informacion, se në fshatin Davidovc të Shtimes është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe rreth orës 23:55 ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.K (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili përmes telefonit kishte kanosur bashkëshorten e tij me inicialet B.K ( F/K) e moshës 38 vjeçare .
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje