Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për lëndim trupor në Ferizaj

Me 24.06.2026, rreth orës 23:45, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë për një rast të ‘dhunës në familje’ në Ferizaj.
Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se pas një mosmarrëveshjeje një grua ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari ishte larguar nga banesa përpara se të arrinte policia.
Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor, ndërsa më vonë është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si ‘lëndim trupor’, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar për 48 orë, për hetime të mëtutjeshme nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje