Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për përfshirje në veprën ‘vjedhje e rëndë’

Më, 8 qershor 2021 është raportuar një raste vjedhje e një lope që kishte ndodhur në fshatin Shillovë-Gjilan. Hetuesit policorë nga Stacioni Policor Gjilan, pas mbledhjes së informatave kanë mësuar se lopa e vjedhur dyshohet se gjindet në fshatin Perlepnicë. Po ashtu kanë arritur që të identifikojmë të dyshuarin M.R. (1976) dhe në oborrin e shtëpisë se tij në fshatin Perlepnicë është gjetur lopa e prerë. I dyshuari është arrestuar dhe sjellur në stacion policor ku edhe është intervistuar në prezencë të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare.
M.R. dyshohet se në bashkpunim me dy të dyshuar tjerë e kishin prerë dhe copëtuar lopën në oborrin e tij sipas marrëveshjes që kishin bërë në mes veti. Dy të dyshuarit tjerë nuk janë hasur në shtëpitë e tyre, por janë të njohur për policinë, ata janë: R. N. (1985) dhe A. R. (1989).
I dyshuarit M. R. me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje