Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të armëve

Gjakovë 4 maj 2023
Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, pas pranimit të një informate se i dyshuari F. H., i lindur në vitin 2005, shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Kralan-Gjakovë. Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje