Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të armëve – rezulton i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Me datën 17.01.2026, rreth orës 01:50, një patrullë e stacionit policor në Ferizaj, gjatë patrullimit në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive, duke iu përgjigjur një informate për një mosmarrëveshje, ka vërejtur një person të dyshuar i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.
Pavarësisht urdhrave verbal për ndalim, i dyshuari ka vazhduar ikjen në këmbë në drejtim të fushave. Pas një ndjekjeje rreth dy (2) kilometra, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë atë.
Gjatë kontrollit trupor, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një thikë me këllëf dhe një shufër metalike. Personi i dyshuar, A.I, 27 vjeç, është shoqëruar në stacion policor.
Nga verifikimi i dokumentacionit, ka rezultuar se ndaj tij kishte urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Ferizaj, si person i kërkuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, për të cilën ishte dënuar me tre (3) vite e gjashtë (6) muaj burgim.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me autorizim të tij, i dyshuari është intervistuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa pas kompletimit të procedurave të nevojshme, është dërguar në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje