Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Stacioni policor i Ferizajt nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot, në orët e hershme të mëngjesit, ka pranuar një informacion, se një person, në ndy lagje të qytetit të Ferizajt, u ka vënë flakën disa kontejnerëve me mbeturina, pronë e kompanisë së qytetit ‘’Pastërtia’’. Sipas informacionit personi i dyshuar kishte të vendosur kapelë në kokë dhe po qarkullonte me biçikletë .
Policia, menjëherë ka nisur kërkimin e këtij personi të dyshuar dhe ka siguruar edhe sekuenca nga kamerat e sigurisë, ku shihet personi i dyshuar duke u vënë flakën kontejnerëve.
Policia, më pas ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar dhe vendndodhjen e tij dhe e ka arrestuar të njëjtin, B.B (M/K) i moshës 60 vjeçar, ( i cili dyshohet të jetë me të meta mendore).
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , falënderon qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë për këtë rast, gjithashtu inkurajon qytetarët, të bashkëpunojnë me policinë dhe të njoftojnë policinë rajonale , për të gjitha rastet kriminale.
Ky rast, mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje