Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për sulm, kanosje dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 07.05.2026, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj.
Viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
I dyshuari, mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje