Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për veprat grabitje, kanosje dhe posedim i narkotikëve

Mbrëmë rreth 23:00 kemi pranuar informatën për një rast grabitje në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë, ku nga një person i dyshuar me forcë nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), i është marrë viktimës një shumë parash.
Menjëherë pas informatës të gjitha njësitë e nevojshme policore kanë nisur punën e tyre në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personit të dyshuar.
Veprimet operative kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një sasi e substancës narkotike.
Personi i dyshuar ( i mitur ) mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje