Pejë, 5 janar 2022
Me datë 04.01.2022, rreth orës 21:45, në rrugën “Selmon Lajqi” në Pejë, deri sa patrulla e stacionit Policor në Pejë dhe njësitit për reagim të shpejtë (NJRSH), ishin në asistim të inspektorëve sanitar.
Gjatë kontrollimit një lokal në rrugën e lartshënuar se a janë duke u zbatuar vendimet e qeverisë për zbatimin e masave anti covid, nga zyrtarët Policor është vërejtur se një person bën disa lëvizje jo normale, i njëjti është kontrolluar nga Policia dhe gjatë kontrollit tek personi i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:
• 1 (një) arme (pistoletë) e tipit “Smith & Wesson
• 1 (një) karikator i së njëjtës armë
• 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë të së njëjtës armë.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë.