Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për vjedhje të një automjeti në Shtime

Më 24 maj 2025, rreth orës 08:00, në stacionin policor në Shtime është raportuar një rast i vjedhjes së veturës, e cila dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 06:30 në rrugën “De Rada”. Automjeti i llojit Renault me targa vendore ishte e parkuar para shtëpisë së ankuesit.
Pas raportimit, njësia e hetimeve, nën autorizim të prokurorit të shtetit, ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe rreth orës 11:30 ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin Sh. Ll.(M/K) , 25 vjeç.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Automjeti i është kthyer pronarit në gjendje të mirë dhe pa dëmtime.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje