Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person që kërkohej me 14 urdhëresa të gjykatës

Sot rreth orës 00:20, nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të Gjykatës.
Ndaj personit të dyshuar:
V.M, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 14 urdhëresa, prej tyre 6 urdhëresa me burgim, (6 vite e tre muaj burgim), për veprat vjedhje e rëndë, kanosje e lëndim trupor.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje