Prishtinë, 27 Gusht 2025 – Sot nga njësite të stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dënuar për dy vepra penale, “Vjedhje të rëndë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Personi i arrestuar B.S, mashkull, 45 vjeçar, bazuar në urdhëresa, është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vite e 20 ditë burgim.
Policia e rajonit të Prishtinës do të vazhdoj ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.