Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një persona i dyshuar për ‘’Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike’’

Vushtrri, 05 maj 2022
Në orët e pasditës së datës 05 maj 2022, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “ Blerje, posedim, shperndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike’’”.
Mbi dyshime të arsyeshme është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar tek i cili gjatë kontrollit në çantën e krahut i janë ë gjetur dhe sekuestruar 77 qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë 66 gram dhe një sprej.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar G. A., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit prokurori i ka caktuar masen e ndalimit policor.
Hetimet e mëtejme lidhur me rastin po i vazhdon njësia përkatëse e antidrogave.
Statstikat e përgjithshme: 2025-07-02
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
47
Aksidentet Pa te Lenduar
2386
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje