Sot nga hetuesit policor të stacionit të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të cilat janë raportuar gjatë vitit 2025 , ku prej automjeteve (kamionë të parkuar) , nga personi i arrestuar, dyshohet të jenë vjedhur portofole me shuma të ndyshme të parave.
Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot , ku pas marrjes së disa veprimeve operative dhe bashkëpunimit me qytetarët, kanë arritë arrestojnë personin e dyshuar: S.H, mashkull, 69 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndaj tij për veprat (së paku tri vjedhje) të raportuara në rajonin e Lipjanit, po kryhen procedurat e nevojshme hetimore.
Bazuar në informacionet e deritanishme, të siguruara nga hetuesit policor i njëjti person dyshohet se ka kryer vepra penale të natyrës së njëjtë edhe në rajone të tjera të Kosovës, për të cilat po ndërmerren veprime të mëtutjeshme policore.