Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi i dyshuar për disa vjedhje

Prishtinë, 07 janar 2022 – Sot njësitet policore të stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje.

I dyshuari, po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Personi i dyshuar:
– R.B . mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje