Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit

Prizren, 12 shkurt 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Prizren, në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizimin dhe ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore me 11.02.2025, rreth orës 12:10 min në Prizren kanë arrestuar të kërkuarin M. Q. 23 vjeçar, mashkull kosovar.
Ndaj të dyshuarit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresë për veprën penale ‘posedim i narkotikëve’ dhe ‘dhunë në familje’.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë muajve (11) e pesëmbëdhjetë (15) ditë burgim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje