Mitrovicë, 18 Shkurt 2025
Me datë 17.02.2025, rreth orës 21:00, një njësi policore e Stacionit Policor Mitrovicë Jugu ka ndaluar një person dhe pas verifikimit ka rezultuar se i njëjti kërkohej me urdhëresë të gjykatës andaj personi është arrestuar dhe shoqëruar në polici.
Ndaj personit të arrestuar, S.I., 36 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte urdhëresë aktive nga gjykata për veprën penale: ,,Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh.