Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet Pesë (5) persona të dyshuar pёr veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, Mbajtje në pronësi, në kontroll posedim ose shfrytëzim të pa autorizuat të armës, Lëndim i lehtë trupor, Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”

Pejë, 22 janar 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Pejë, me datë 21. 01. 2024. rreth orës 01:00, ёshtё njoftuar nga viktimat se në rrugën “Agim Qelaj” në Pejë’ pas një mosmarrëveshje qe kishin pasur me të dyshuarit në trafik, të njëjtit janë sulmuar fizikisht dhe gjatë përleshjes dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka përdorur edhe armën e zjarrit e pastaj janë larguar.
Policia menjëherë i ёshtё përgjigjur rastit dhe gjatë shikimit të vendit të ngjarjes
nuk është gjetur ndonjë dëshmi e cila tregon se është përdor arma e zjarrit.
Policia pas një pune intensive ka arrit ti identifikoji dhe arrestoji të dyshuarit. Gjatë intervistimit njëri nga të dyshuarit kishte pranuar se është përdorur arma e zjarrit dhe e njëjta gjendet në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit e rastit. Me urdhër të Prokurorit shtetit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, është konfiskuar arma.
• Njё (1) armё (pistoletё) BLOW TR-92 me Gas kalibër 9mm
• Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
Pas intervistimit të të dyshuarve, tre prej tyre janë liruar procedurë të rregullt, gjersa ndaj dy të dyshuarve tjerë me urdhër të Prokurorit shtetit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje