Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arreston tre persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda

Nga hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Rastet kanë ndodhur në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore kryesisht në qytetin e Prishtinës.
Puna e hetuesve policor lidhur me rastet në fjalë,  është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë tre persona:
-A. M. mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
– I.G. mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
-D. M. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjykatën , hetuesit policor kanë kryer edhe bastisje tri lokacione  ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë gjësende që mund të përdoren si prova pas procedimit të rastit në institucionet përkatëse.

Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje