Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Autoritetet gjatë hetimeve zbulojnë keqpërdorime gjatë testimit për vozitje

Prishtinë, më 19 maj 2025
Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetimin e Korrupsionit, ka ndërmarrë sot veprime konkrete operacionale në kuadër të një hetimi për korrupsion.
Veprimet policore janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Hetimet kishin filluar në prill 2025 dhe janë shoqëruar me masa të posaçme hetimore.
Gjatë operacionit janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme materiale që lidhen me rastin.
Në prezencë të avokatit mbrojtës dy persona të dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Policia ka kontrolluar dy lokacione të ndryshme dhe ka identifikuar mjete të dyshuara të përdorura në kryerjen e veprës penale.
Hetimet janë duke vazhduar me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe vënies së përgjegjësve para organeve të drejtësisë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-16
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
45
Aksidentet Pa te Lenduar
2230
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
19
Arrestime
9
Ne Mbajtje