Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Brenda 24- orёve arrestohen pesё (5) persona tё dyshuar pёr veprat penale “Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”, “Pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm”, “posedim i paautorizuar i narkotikёve”, “ pengim i personit zyrtar gjatё kryerjёs sё detyrёs zyrtare”

Pejë, 18 gusht 2022
Me datë 17.08.2022, Stacionet Policore Pejё dhe Klinё, gjatё aktiviteteve Policore, kanё arrestuar pesё (5) persona pёr vepra tё ndryshme penale.
Stacioni Policor Pejё, rreth orёs 14:00, ёshtё njoftuar pёr tё shtёna me armё ne fshatin Shtupeq i madh –Rugovё, Policia menjëherë iu ёshtё përgjigjur vendit tё ngjarjёs, me autorizimin e prokurorit tё shtetit ёshtё bёrё bastisja e shtёpive dhe objekteve pёrcjellёse, gjatё bastisjёs i dyshuari i dytё ka penguar personat zyrtar nё kryerjen e detyrёs zyrtare, i njëjti ёshtё arrestuar pasi qe ka kryer vepёr penale.
Stacioni Policor Klinё, rreth orёs 22:00, ёshtё njoftuar ne nё fshatin Rixhevё, nё njё aheng ka tё shtёna me armё, patrolla se bashku me Njёsinё pёr Reagim tё Shpejtё (NJRSH), i ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs, nga personi i dyshuar ёshtё sekuestruar arma, dhe i njejti ёshtё arrestuar.
Stacioni Policor Pejё, rreth orёs 23:55, ёshtё njoftuar se nё rrugën “ Enver Hadri”, ka tё shtёna me armё, njёsitet relevante menjёhere janё pёrgjigjur rastit, ёshtё arrestuar personi i dyshuar tek i cili ёshtё gjetur arma me tё cilёn dyshohet se ka shtёnё, tek i dyshuari tjetёr gjatё kontrollit ёshtё gjetur dhe konfiskuar njё sasi e substancёs sё dyshuar narkotike (marihuanё), i dyshuari ёshtё arrestuar.
Tek personat e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:
• Një (1) Armё pistoletë e tipit Zoraki
• Njё (1) Karikator të së njëjtës armë
• Një (1) Armё pistoletë e tipit ISS cal 9mm
• Tridhjetё e dy (32) fishekё tё cal 9mm
• Dy (2) gёzhoja
• Pesё (5) gёzhoja cal. 7.62x25mm
• Substancё e dyshuar (marihuanё)
Me vendim tё prokurorit tё shtetit pas intervistimit, tre (3) nga personat e dyshuar dёrgohen nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa dy (2) janё liruar nё procedurё te rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje