Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Certifikohen 12 zyrtarë policorë për mbikëqyrje ajrore pa pilot dhe pranohet donacion nga Ambasada e SHBA-së në kuadër të programit ATA

Prishtinë 15 maj 2026
Policia e Republikës së Kosovës me qëllim të avancimit të kapaciteteve profesionale në mbështetje të operacioneve policore dhe sigurisë publike, ka përmbyllur me sukses trajnimin 15-ditor për operimin e sistemeve ajrore pa pilot (dronë) të tipit Skydio. Në trajnim pjesëmarrës ishin dymbëdhjetë (12) zyrtarë policorë, të cilët pas përfundimit të pjesës teorike dhe praktike u certifikuan për përdorim profesional dhe të sigurt të sistemeve ajrore pa pilot. Në kuadër të këtij trajnimi janë përfshirë operimi dhe menaxhimin i dronëve, planifikimi i misioneve fluturuese, procedurat operative dhe të sigurisë, përdorimi i sistemeve inteligjente të navigimit si dhe aplikimi operacional në terren, etj.
Përveç këtij trajnimi, Policia e Kosovës po ashtu pranoi edhe një donacion në vlerë prej 273,637.22 USD nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes programit ATA (Anti-Terrorism Assistance Program), donacion i cili do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve operative dhe teknologjike të njësive policore, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit operacional dhe avancimin e sigurisë publike.
Policia e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për Ambasadën e SHBA-së, programin ATA, instruktorët dhe partnerët institucionalë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar gjatë realizimit të trajnimit dhe pranimit të donacionit.

Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ICE O POLIGE POLICE GAITET, GRITET, SRITY, GRITET. LLOGARIDH BITET ODGOVDRN IIY ACCOUNT ABLI"
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "SLICE MENIE ฝกม NOST UST DIRITY RITET LLOGAR eT ITET.0D60VI Y,ACCOUNTAB"
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ደ"
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i qitje me pjata dhe helikopter

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje