Me datë 10 mars 2022, stacioni policor ne Prizren, pas një realizimi të planit operativ për identifikimin dhe parandalimin e personave të cilët bredhin rrugëve të Prizrenit duke kërkuar lëmoshë, ka ndaluar gjithsej 8 persona të moshave të ndryshme duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë të komunitetit romë nga Republika e Shqipërisë të cilët janë hasur duke kërkuar lëmoshë në qytetin e Prizrenit.
Në këtë operacion policia e Prizrenit është asistuar nga njësiti për migrim dhe të huaj në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë dhe personat e gjetur duke kërkuar lëmoshë ne mënyrë te bezdisshëm ne rrugët e qytetit te Prizrenit, nuk kanë posedua dokumentet te identifikimit dhe të njëjtit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë të cilët janë pranuar nga autoritetet e Shtetit Shqiptarë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe falënderon qytetaret për bashkëpunim me policin me qellim te parandalimit te kësaj dukurie, po ashtu apelojmë qe sa herë i hasin lypsarët, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192.