Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për ‘mashtrim’

Hetuesit rajonalë të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast të mashtrimit të ndodhur gjatë muajit nëntor të vitit 2021.
Menjëherë pas raportimit nga hetuesit është bërë identifikimi i personit të dyshuar i cili deri më sot ka qenë në kërkim policor.
I dyshuari:
– A. M, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar sot në pikën kufitare në Morinë dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit , është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, Policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i dyshuari, duke keqpërdorur besimin, kishte shitur veturën e ankuesit (veturë e tipit Ferrari, vlera 250 000 euro), të cilën e kishte marrë nga ankuesi për ta dërguar për servisim jashtë vendit.
Hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, në koordinim me prokurorinë.

Biografia

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës

z. Gazmend HOXHA

https://www.facebook.com/KosovoPolice
Statstikat e përgjithshme: 2023-03-28
0
Aksidentet Fatale
19
Aksidentet Me te Lenduar
37
Aksidentet Pa te Lenduar
1864
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
33
Arrestime
21
Ne Mbajtje