Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dhuna në familje dhe siguria në komunikacionin rrugor

Sot, stafi i Drejtorisë Rajonale i Policisë në Ferizaj ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e komunës së Ferizajt z.Agim Aliu, ku temë diskutimi, veç tjerash, ishte dukuria e dhunës në familje dhe siguria në komunikacionin rrugor. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe stafit të tij të parezervë, në mbështetje të aktiviteteve të përbashkëta me policinë.
Njëherit, policia ka nisur të mbajë ligjerata në shkollat e mesme të ulëta të Ferizajt, me temë ‘’Dhuna në familje dhe siguria në komunikacionin rrugor’’.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përmes këtyre ligjeratave, synon të ngritë vetëdijën tek nxënësit e këtyre shkollave, për dukuritë negative që po e përcjellin shoqërinë tonë.
Policia do të shfrytëzojë format e bashkëpunimit të ndërsjellë, në të mirë të të gjithë qytetarëve, që të jenë të sigurtë aty ku jetojnë dhe veprojnë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje