Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dita Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor

E diela e tretë e muajit Nëntor shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor. Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave. Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.

Aktivitetet për shënimin e Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor zhvillohen nga Policia e Kosovës, OSBE, Kolegji i Shkencave të Aplikuara ‘Tempulli’ dhe KUSA.

Agjenda e aktiviteteve përfshinë:

E enjte, datë 17 Nëntor 2016 – Në të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara do realizohen intervista, ku përveç që do të diskutohet për historikun e kësaj dite, do të lansohen aktivitetet katër ditore që do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe.

E premte, datë 18 Nëntor 2016, ora 10:00 – 16:00 – Në Sheshin “Zahir Pajaziti” organizohet dita për dhurimin e gjakut për personat e lënduar në aksidente trafiku.

E shtunë, datë 19 Nëntor 2016, ora 17:00 – Ndezja e qirinjve në nderim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Njëkohësisht prezantimi i spoteve-filmave për vetëdijesim të pjesëmarrësve në trafik.

E diel, datë 20 Nëntor 2016

Ora 10:00 – 16:45 – Konferencë ndërkombëtare kushtuar Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor, me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave vendore, regjionale dhe evropiane.

Ora 17:00 – Pjesëmarrësit e konferencës së bashku me qytetarë do të marshojnë në Sheshin kryesor të qytetit të Prishtinës.

Në këtë ditë përkujtimi duhet të ndalojmë jo vetëm për të kujtuar viktimat e trafikut rrugor, por edhe për të sensibilizuar opinionin publik se asnjë aksident nuk ka qenë rastësi  dhe se siguria e jetës në trafikun rrugor nuk mund t’i lihet spontanitetit.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje