Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkërendim edhe me komunën e Ferizajt, realizoi projektin ‘’Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve’’ që u mbajt tek sheshi ‘’ Adem Jashari ‘’ në Ferizaj.
Me këtë rast policia, para fëmijëve prezantoi të gjitha njësitet e Policisë Rajonale dhe ekspozoi pajisjet me të cilat punon .
Ndërkaq, këtij aktiviteti ju bashkangjiten edhe pjesëtarët e FSK -së, KFOR-it, Brigada e Zjarrëfikësve dhe Emergjenca e Ferizajt.
Fëmijët, patën rastin së afërmi, të bashkëbisedojnë me pjesëtarët e policisë dhe të pjesëtarët tjerë, të marrin edhe foto me të gjithë.
Ky aktivitet kishte për qëllim të rritë besimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre për institucionet e tyre të sigurisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, uron të gjithë fëmijët për ditën e tyre, që ata të rriten me shëndet , të lumtur dhe të gëzuar!
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje