Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkërendim me komunën e Ferizajt, realizoi projektin ‘’Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve’’ që u mbajt tek sheshi ‘’ Adem Jashari ‘’ në Ferizaj.
Me këtë rast policia para fëmijëve prezantoi të gjitha njësitet e policisë rajonale dhe ekspozoi pajisjet me të cilat punon .
Ndërkaq, këtij aktiviteti ju bashkangjiten edhe pjesëtarët e FSK -së, Brigada e Zjarrëfikësve dhe Emergjenca e Ferizajt.
Fëmijët patën rastin së afërmi të bashkëbisedojnë me pjesëtarët e policisë dhe pjesëtarët tjerë, të marrin edhe foto me të gjithë.
Ky aktivitet kishte për qëllim të rritë besimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre për institucionet e tyre të sigurisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, uron të gjithë fëmijët për ditën e tyre, që ata të rriten me shëndet, të lumtur dhe të gëzuar !
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje