Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtim i mjetit nën ndikim të Alkoolit, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për 1 vit

Kamenicë, 06 dhjetor 2022
Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 06.12.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Topanicë komuna e Kamenicës.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës shtetas i Kosovës i cili drejtonte mjetin e tij me tabela vendore. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mundë të jetë nën ndikim të alkoolit.
Pasi I është bërë alkootesti është vërtetu se ishte nën ndikim të alkoolit, 1.65 promila
Nga ana e policisë ndaj vozitësit është shqiptuar gjoba 500 €, dhe ndalesa për 1 vit për drejtimin e mjetit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.
Përshëndetje, nëse mundeni me e postu tek faqja e Policisë Nën ndikim të alkoolit, 1.65 promila
Drejtuesi i mjetit është ndaluallr në Topanicë- Kamenicë.
I është shqiptuar gjoba 500 €, dhe ndalesa për 1 vit për drejtimin e mjetit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje